Në shkrimet në disa media maqedonase për reagimin e Ambasadës së Federatës ruse në Republikën e Maqedonisë lidhur me qëndrimet e prezantuara nga takimi i djeshëm mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ambasadorit Oleg Shçerbik, zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski në deklaratën për MIA-n sqaroi se Qeveria e Republikë së Maqedonisë qëndrimin e saj për takimin e ka treguar në kumtesën e djeshme deri te opinioni.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka praktikë të harmonizojë qëndrim lidhur me kumtesa të llojit të tillë të takimit”, deklaroi Boshnjakovski.