Grupet e punës të përfaqësuesve të ministrive, të cilat janë pjesë e grupit Ad-hok për implementimin e Planit 3-6-9 dhe përfaqësuesit e organizatave të shoërisë civile, sot mbajtën takime konsultuese me qëllim që të theksohen mendimet dhe qëndrimet për masat të cilat Qeveria i mori në gjashtë dhe nëntë muajt e ardhshëm si pjesë e reformave të parapara nga plani, qëllimi i së cilave është lëvizja e procesit euro-integrues.

Pres-shërimi qeveritar informon se pjesëmarrësit e katër grupeve të përfshira në “Iniciativën për ndryshime urgjente demokratike” këmbyen mendime, propozime dhe ide në temat: qeverisja e të drejtës (duke përfshirë gjyqësinë, luftën kundër korrupsionit, reformat e shërbimeve zbuluese dhe emigrimet), reformat në administratën publike, zgjedhjet, Kuvendi dhe trupat e pavarur rregullatorë, si dhe për mediat dhe sektorin civil, të cilët janë përfshirë me Raportin e grupit të ekspertëve të Pribesë.

Në konsultim me grupin e punës, përfaqësuesit e sektorit civil kanë shprehur mbështetje për vazhdimin e reformave të filluara në administratën publike. Nga përfaqësuesit e organizatave joqeveritare janë dhënë edhe propozime konstruktive për efikasitet dhe transparencë plotësuese të reformave të cilat u dedikoheshin regjistrit të të punësuarve në institucionet publike, propozime për përmirësim të efikasitetit dhe efektivitetit të zbatimit të ligjit për qasje deri te informatat me karakter publik, në sigurim të transparencës më të madhe të të dhënave për punësimet e parakohshme, dhe ide dhe propozime të tjera konstruktive të cilët nuk janë përfshirë në Planin 3-6-9, ndërsa të cilat u dedikohen transparencës aktive në procesin e ndikimit të rregullativës.

Në periudhën e ardhshme, siç qëndron në kumtesë, konsiderojnë organizatat civile, është e domosdoshme që ata të jenë të përfshirë në mënyrë aktive në punën e komisioneve të Kuvendit, gjegjësisht pjesëmarrja e tyre të jetë e garantuar.

Lidhur me trupat e pavarur rregullatorë, organizatat civile kërkojnë transparencë më të madhe, ndërsa drejtorët përveç obligimit që para Kuvendit t’i prezantojnë raportet për punën e tyre, të mbajnë edhe përgjegjësi për punën  e tyre.

Në të njëjtën kohë konsiderojnë se është i domosdoshëm revizion i Kodit Zgjedhor, sistematizim adekuat në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, si dhe metodologji të re për ndjekje të Listës zgjedhore.

Në pjesën e mediave, grupi i punës ka debatuar për nevojën për ndërtim të mëtejshëm të partneritetit të Qeverisë me asociacionet dhe sektorin civil, me qëllim, të çlirimit të hapësirës mediale nga çfarëdo lloj ndikimesh institucionale ose personale, duke përfshirë edhe varshmërinë financiare.

Në kumtesë thuhet se në këtë drejtim është theksuar nevoja për debat më të gjerë publik për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale me qëllim të përforcimit të pavarësisë dhe kapaciteteve të rregullatorit medial dhe profesionalizim të servisit publik radiodifuziv. Ekspertët civil medial sugjeruan që ligji duhet të pësojë ndryshime edhe në pjesë të tjera, ndërsa posaçërisht e përshëndetën debatin për nevojën për masa të mundshme për lehtësim të punës së mediave të shtypura.

Në diskutim në grupin për Qeverisje të së drejtës, duke përfshirë gjyqësinë, luftën kundër korrupsionit, reformën e shërbimeve zbuluese, dhe emigrimet, organizatat civile i kanë theksuar prioritetet më urgjente të cilët janë realisht të realizueshme në periudhën e ardhshme, si propozime të cilët do të kontribuojnë drejt zhvillimit të masave nga Plani 3-6-9 për gjashtë dhe nëntë muajt e ardhshëm edhe atë në pjesën e reformave gjyqësore organizatat civile Strategjia për reformë të sektorit gjyqësor me Planin aksional 2017-2022.

Në Reformën për shërbimet për zbulim dhe të sigurisë theksi i diskutimit ka qenë Plani për reforma dhe miratimi i ligjeve të rëndësishme për reformat në shërbimet për zbulim dhe të sigurisë. Në takim janë diskutuar edhe masat për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Me diskutim konstruktiv dhe propozime janë shqyrtuar edhe Projekt-masat të cilat kanë për qëllim të sigurojnë marrëdhënie të paanshme dhe profesionale drejt çdo rasti të denoncuar të korrupsionit me fokus në reformat në Sektorin për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB.

Në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të sektorit civil është theksuar fillimi i një procesi të gjerë konsultativ për Strategjinë e re për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil (2018-2020) i cili nënkupton pjesëmarrje të drejtpërdrejtë dhe esenciale të organizatave të sektorit civil si dhe për zbatimin e procedurës transparente për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim me sektorin civil.

Në kumtesën e pres shërbimit qeveritar thuhet se takimet konsultative mbahen në frymën e përcaktimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për transparencë në punë dhe përfshirjen e shoqërisë civile me qëllim të kthimit të standardeve demokratike dhe vlerave, për arritjen e progresit në disa sfera të caktuara të politikave publike, si dhe për kthimin e besimit qytetar në institucionet shtetërore kyçe.