Informacionet për zbatimin e mjeteve për ndërtim të akseve rrugore Ohër – Peshtan dhe Trebenishtë – Strugë dhe për servsimin e borxhit për ujin dhe riprogramimin e borxhit të ujit të ISHP Klinikat universitare, sot do të jenë para ministrave të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë në seancën e 34, e cila është me më shumë pika në rend dite.

Siç informon shërbimi qeveritar për media, Ministria e Punëve të Jashtme deri te Qeveria do të parashtrojë propozim për mbylljen e Konsullatës së nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë dhe propozimin për kthimin e konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Spanjës, me seli në Barcelonë.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë do ta shqyrtojë propozim vendimin për dhënie në shfrytëzim të përhershëm mjetet pronësore (inkubatorë) në disa klinika në vend.

Me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Qeveria do ta shfrytëzojë informacionin për nevojën e vendosjes së aplikacioneve për sigurimin e ndihmës teknike grant mjete nga Programi i veprimit CONNETA për projektet: “Përpilimi i dokumentacionit projektues dhe implementimi i Sistemit inteligjent transportues në rrugë”, dhe “Përgatitja e dokumentacionit projektues në nivel të projektit themelor për vendosjen e gardheve mbrojtëse dhe sinjalizimit në Korridorin rrugor 10”.

Agjencia për Film e Republikës së Maqedonisë në seancë do ta prezantojë informacionin për projektin “Film serik ‘Maqedonia'”, ndërsa ministrat do ta shqyrtojnë edhe informacionin për listën e dokumenteve të cilat ministritë në pajtim me ligjin janë të obliguar t’i publikojnë në ueb faqet e tyre, si dhe Propozim-programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për realizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë në standardin e nxënësve për vitin 2017, që do ta prezantojë Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Me propozimin e Ministrisë së Kulturës, Qeveria do ta shqyrtojë informacionin për pjesëmarrjen e delegacionit të Maqedonisë në Forumin e tretë ministror për kulturë bashkëpunim mes RP të Kinës dhe vendeve të EJQ në Hangxhou, Kinë (procesi 16+1) dhe nisma për themelimin e Qendrës koordinuese për kulturë në bashkëpunim me selinë në Shkup.

Në këtë seancë në Qeveri do të gjendet në shqyrtim edhe raporti për pengimin e punës së Avokatit të Popullit të Republikës së Maqedonisë përmes Zyrës së kryetarit të Qeverisë, si dhe raportet për punë të më shumë institucioneve si Ndërmarrja publike HM – Infrastruktura, të NP Gazeta Zyrtare e RM-së, si dhe raporti për punë i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë në vitin 2016.