Një natë më parë, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka deklaruar prerë se Metën ka zgjedhur të ketë armik që ditën e parë kur ishte si ministër.

Presidenti i vendit u pyet sot nga gazetarët para nisjes së konferencës për Gjykatën Kushtetuese rreth çështjes “Tahiri”.

Megjithatë kreu i shtetit nuk dha asnjë deklaratë për çështjen duke u përgjigjur shkurt: “I uroj jetë të gjatë Gjykatës Kushtetuese”.

Në fjalën e mbajtur sot Meta deklaroi “nuk ka aktivitete më të mirë sesa një konferencë e kësaj natyre. Kushtetuta e vendit tone mbron te drejtën themelore te njeriut. Fillimet e punës së Gjykatës Kushtetuese 25-vjet më parë ishin shumë sfiduese. Detyrë e saj është që të jetë gardian i Kushtetutës. Ajo ka shqyrtuar parimin e ndarjes së pushteteve. Gjykata Kushtetuese është institucioni unik, ajo merr një rol shumë të rëndësishëm. Pikërisht vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese ka zgjidhur konfliktet, dhe ka ndihmuar ne mënyrën e ushtrimit të pushtetit”.