Kryeministri katalonas Karles Puxhdemon nuk do të mbajë fjalim nesër në Senatin spanjoll, njoftoi Juro njuz, duke iu referuar burimeve nga qeveria katalanase.

Senati në Madrid të premten pritet  të votojë për aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës së Spanjës.

Një deputet nga parlamenti katalanas, në një deklaratë për mediat lokale, ka thënë se kryetari i parlamentit e ka informuar atë se në vend të fjalimit në Senat, Puxhdemon do të mbajë fjalim nesër në parlamentin rajonal.

Paraprakisht, mediat spanjolle raportuan se kryeministri rajonal katalanas do të flasë nesër në Senatin e Spanjës.