Fjalimi që lideri katalanas, Karles Puxhdemon duhej sot ta mbante, është anuluar, pa dhënë kurrfarë shpjegimi nga Qeveria e atij rajoni autonom spanjoll.

“Fjalimi televiziv është anuluar”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Katalonjës, pa i saktësuar me atë rast shkaqet.

Zhvillimi i tillë po ndodhë në momentin kur e tërë Spanja pret të dijë nëse në Katalonjë do të shpallen zgjedhje rajonale në mënyrë që të evitohet heqja e autonomisë, për çka analistët paralajmërojnë se do të ishte me pasoja të paparashikueshme.

Fjalimi fillimisht ishte shtyer për një orë, e më pas është anuluar tërësisht.

Paraprakisht, dy funksionarë nga partia e Puxhdemonit, PDEKat, dhanë dorëheqje.

Gazeta spanjolle “Pais” kumtoi se zëvendësi i Puxhdemonit, Zhordi Baiget e ka brakktisur selinë e partisë me thirrjet “tradhtar”, ndërsa dorëheqje ka dhënë edhe Zhordi Kuminal, zëvendësshef i lëvizjes Xhunts pel si, nga ODEKat.

Gazeta spanjolle “La Vangardia” njoftoi se Qeveria katalanase po analizon nëse do të organizojë zgjedhje rajonale më 20 dhjetor.

Карлес Пуџдемон

Puxhdemon mbrëmë pati takim shtatorësh me kabinetin e tij, ku duhej të sillej vendimi për atë se çka të ndërmerret, pasi që ai refuzoi të paraqitet nesër para Senatit në Madrid.

Një pjesë e anëtarëve të Qeverisë rajonale të katalonjës dje kërkuan nga Puxhdemoni të shpallë zgjedhje të parakohshme për anëtarë të Parlamentit katalanas, me qëllim që të evitohet Qeveria në Madrid të ndërmarrë kontroll të drejtpërdrejtë ndaj rajonit.

Një burim i afërt i Puxhdemonit, theksoi se në mbledhjen qeveritare, disa nga ministrat e mbështetën idenë për zgjedhje të parakohshme dhe kërkuan nga kryetari i Qeverisë rajonale të nisë iniciativë të tillë.

Gazeta katalanase “Vinguardia” kumtoi se në Qeverinë katalanase ka pasur “diskutim të ashpër” mes atyre të cilët dëshirojnë të mbahen zgjedhje të parakohshme dhe atyre të cilët dëshirojnë shpallje të njëanshme të pavarësisë së Katalonjës.

Parlamenti katalanas sot në orën 17:00 duhej të fillojë mbledhje në të cilën do të diskutojë për përgjigjen e Barcelonës pas paralajmërimeve nga Madridi për aktivizim të nenit 155 të Kushtetutës. Është paralajmëruar se Puxhdemon do të flasë nga foltorja parlamentare katalanase gjatë orëve të pasdites. Mediuemt lokale theksojnë se është e mundur që në këtë mbledhje, Parlamenti, njëanshëm të shpallë pavarësi.

Nënkryetari i Katalonjës, Urio Zhunkeras dje deklaroi se ky rajon do të shpallë “republikë të re”. Ai saktësoi se hapat e Spanjës nuk lënë kurfarë obsioni tjetër për separatistët katalanas përveç që të shpallin republikë të re.

“Sipas kuptimit tonë, kemi mandat demokratik për shpallje të republikës së re. Qeveria spanjolle nuk na la kurrfarë opsioni tjetër”, theksoi Zhunkeras.

Барселона протест

Ndërkohë, mijëra studentë sot u tubuan në Barcelonë në protesta në të cilat bënë thirrje për shpallje të republikës së pavarur të katalonjës.

Ata shprehin edhe pakënaqësi për shkak të qëllimit të Qeverisë spanjolle ta vendosë në kontroll të vet rajonin autonom. Demonstruesit defiluan nëpër rrugët qendrore të kryeqytetit katalanas me lule të kuqe në duar dhe flamuj të pavarësisë katalanase rreth qafës.

“Nuk mund ta mbyllni një popull të tërë. JO për represionin e Frankos” ishte cekur në transparente. Studentët brohoritnin: “Forcat okupatore jashtë!”.

Nga ana tjetër, minsitri spanjolol i Drejtësisë, Rafael Katala është kategorik në vlerësimin se shpallja e pavarësisë “nuk do të jetë ligjërisht valide”, edhe pse do të ketë “pasoja nga pikëpamja kriminale”.

Senati spanjoll për nesër ka caktuar mbledhje, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i kryeministrit Mariano Rahoj për heqjen e autonomisë. Sipas disa mediumeve, në këtë mbledhje, në vend të Puxhdemonit, do të marrë pjesë kryetari i Parlamentit katalanas.

Të hënën, partitë politike spanjolle caktuan 276 senatorë për anëtarë të komisionit i cili do të sjellë vendim se si Qeveria në Madrid mund të intervenojë në menaxhimin me Karalonjën dhe ta parandalojë të shpallë pavarësi.

Komisioni përbëhet prej 15 anëtarëve të Partisë popullore në pushtet e kryeministrit spanjoll Mariano Rahoj, gjashtë anëtarë të Partisë kryesore opozitare socialiste, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë anëtarë të partive më të vogla spanjolle.

Ata do t’i shqyrtojnë masat që i kanë në disponim në bazë të nenit 155 të Kushtetutës spanjolle dhe si ta shpërbëjnë Qeverinë katalanase dhe kryetarin rajonal katalanas Karles Puxhdemon dhe ministrat e tij.

Komisioni i bëri thirrje Puxhjdemonit t’i arsyetojë sot planet e tij, një ditë para se Senati të votojë për vendimet e Qeverisë për ta aktivizuar nenin 155.

Карлес Пуџдемон

Në vend se të paraqitet në Senat, Puxhdemon dërgoi letër, në të cilën thekson se “vendosja e Katalonjës nën drejtim të drejtpërdrejtë të autoriteteve qendrore spanjolle do ta privojë popullin katalanas nga institucionet e veta dhe do të shkaktojë eskalim edhe më të madh të krizës”.

Duke pasur parasysh se partia e Rahoj ka shumicë në Senat, është e qartë se vendimi për aktivizim të nenit 155 do të votohet.

Puxhdemon në letër vlerëson se vendosja e drejtimit të drejtpërdrejtë të katalonjës nga ana e Qeverisë qendrore spanjolle do të paraqesë shkelje të Kushtetutës spanjolle.

Qeveria spanjolle të shtunën vendosi të fillojë proces të aktivizimit të nenit 155 të kushtetutës, me çka do të shpërbëhej Qeveria rajonale dhe do të shpalleshin zgjedhje të parakohshme, ndërsa deri në mbajtjen e tyre me Katalonjën do të menaxhonte një organ i posaçëm i emëruar nga ana e Kabinetit në Madrid.

Qeveria vendosi për një hap të këtillë, pasi që autoritetet në Barcelonë më 1 tetor mbajtën referendum për pavarësi të Katalonjës, i cili ishte shpallur ilegal nga ana e Madridit. Në referendum votuan rreth 40 për qind e zgjedhësve të regjistruar, prej të cilëve mbi 90 për qind u deklaruan për pavarësi.