Presidenti rus Vlladimir Putin paralajmëroi se vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja për ndalesën e raketave me rrezeveprimi të mesëm, nëse edhe SHBA-ja vendos për një hap të tillë.

Putini deklaroi se Rusia tani më e ka arritur SHBA-në në zhvillimin e sistemeve raketore dhe se nëse SHBA-ja tërhiqet nga marrëveshja, Rusia do të zhvillojë sisteme të ndryshme raketore me ose pa armë bërthamore.

Marrëveshja ishte nënshkruar në vitin 1987 midis presidentëve të atëhershëm të SHBA-së dhe BRSS-së, Ronard Regan dhe Mihail Gorbaçov. Ajo ka parashikuar që SHBA-ja dhe Bashkimi i atëhershëm Sovjetik gradualisht të heqin dorë nga projektilët balistikë dhe të kryqëzuar me rrezeveprimi prej 500 deri në 5.500 kilometra, të cilat lansohen nga vendi.

Sipas Putinit, marrëveshja praktikisht ka qenë e vlefshme vetëm për BRSS-në, gjegjësisht Rusinë, sepse nuk i ka ndaluar raketat të cilat lansohen nga anijet dhe aeroplanët, duke i lejuar edhe armatës amerikane në mënyrë që papengesa t’i zhvillojë sistemet e saj raketore.

Ndërkohë edhe armata ruse, ka përvetësuar projektilë kryqëzues të lansuar nga anije dhe aeroplanë dhe i ka shfrytëzuar në luftën në Siri.

SHBA-ja e akuzoi Rusinë se zhvillimi i armëve të saj raketore është në kundërshtim me marrëveshjen nga viti 1987.