Sezona e verës është padyshim sezona më e ngarkuar për artistët tanë, të cilët pothuajse në çdo mbrëmje janë të angazhuar në koncerte.

Shumë prej tyre, nuk arrijnë që brenda kësaj sezone të pushojnë bashkë me partnerët apo familjarët e tyre.

Reperi Gjiko është njëri prej artistëve që e ka përmbyllur suksesshëm sezonën e verës, si me projekte muzikore ashtu edhe me koncerte.

Padyshim që pas gjithë kësaj periudhe ai gjenë kohë të pushojë, edhe pse njëherë ka përfunduar pushimet bashkë me të dashurën, moderatoren Elita Rudi.

Në rrjete sociale, ata kanë shpërndarë disa imazhe në të cilat shihen buzë bregdetit, që supozohet të jetë Tivati në Mal të Zi.