Lideri katalonas, Carles Puigdemont, deklaroi sot se kriza në Kataloni do të eskalojë nëse Spanja realizon planet për heqjen e autonomisë ndaj Katalonisë.

“Plani i qeverisë spanjolle do të krijojë një situatë edhe më të jashtëzakonshme me marrjen e autonomisë politike Katalonisë”, tha ai në letrën dërguar senatit spanjoll, i cili po përgatitet që sot të shqyrtojë zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës dhe marrjen e institucioneve, policisë dhe financave në Kataloni, në rast se ky rajon nuk heq dorë nga shpallja e pavarësisë.