Menjëherë pas publikimit online të punimit të doktoraturës së shkencëtarit britanik Stephen Hawking, kanë qenë mijëra persona që e kanë shkarkuar duke shënuar një rekord të ri të këtij lloji.

Në kuadër të ‘Javës për librin e ndezur’, gjatë së cilës promovohet shpërndarja e njohurisë për përmirësimin e shoqërisë, përdoruesit e internetit kanë marrë një surprizë të bukur.Astrofiziku britanik Stephen Hawking ka publikuar online tezën e doktoraturës së tij.
Shkencëtari i vrimave të zeza autorizoi Universitetin e Cambridge që të shkarkonin në internet punimin e tij të vitit 1996 mbi pasojat e zgjerimit të universit.Punimi është në librari dhe në formën e një libri për një çmim rreth 65 stërlinash.
Por numri i atyre që e kanë shkarkuar është një rekord aq sa për disa minuta faqja zyrtare në internet e universitetit të Cambridge, u bllokua.Hawking u shpreh se kushdo në botë duhet të ketë të drejtë të lexojë falas dhe pa pengesa jo vetëm punimet e tij por dhe të shkencëtarëve të tjerë.
Duke shtuar se ndihej shumë i lumtur për numrin rekord të personave që kanë vendosur ta lexojnë ai uron që askush të mos mbesë i zhgënjyer.