Fotografi të reja shfaqin skenën e tmerrshme kur ekipet e forcave elitare amerikane thyen derën e dhomës së hotelit ku po qëndronte sulmuesi i Las Vegas dhe e gjetën atë të vdekur.

Fotografitë shfaqin trupin e pa jetë të Stephen Paddock në dysheme në suitën e tij në Mandalay Bay.

64 vjeçari shihet i veshur me rrobe dhe këpucë të zeza, çorape të bardha dhe dorëza të zeza.

Afër trupit të tij shihet numër i madh i armëve.

58 persona humbën jetën dhe mbi 500 të tjerë u lënduan nga sulmi i të dielës.