Aktorja legjendare, Marilyn Monroe, ka qenë e njohur për stilin e saj të veçantë, madje dhe për fotografitë interesante që i realizonte.

Shoku i saj i ngushtë ka qenë Milton H. Greene, i cili shumicën e kohës i ka bërë fotografi në punë, shtrat dhe rrugë.

Revista People ka siguruar fotografi nga djali i Milton Greene, Joshua Greene, dhe ka publikuar disa fotografi të rralla që Milton ia ka realizuar.

Monroe dhe Greene së pari janë takuar në vitin 1953, kur ai i realizoi fotografi për revistën “Look”, e që më pas i qoi në një lidhje të ngushtë.

Ai i ka realizuar Monroes më shumë se 5,000 fotografi dhe dy filma artistik.