Prokuroria Speciale Publike në seancën e sotme për “Sopot”-in propozoi incizim nga një bisedë telefonike mes ish ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish drejtorit të DSK Sasho Mijallkov, për të cilën thotë se ka lidhje me rastin.

PSP kërkon që biseda e incizuar të shfrytëzohet si dëshmi në procedurë, sepse mund të kontribuojë të konfirmohen faktet për rastin” Sopot”-i.

Mbrojtja e të akuzuarve megjithatë, paralajmëroi se do të kërkojë si dëshmitarë në procedurë të thirren Jankullovska dhe Miajllkov sepse vlerëson se dëshmitë e tyre janë kyçe për konfirmimin e të vërtetës.

PSP kërkon si dëshmitarë para gjykatës të thirren edhe gjashtë të punësuar në DSK.

Gjashtë prej dhjetë të akuzuarave, në seancën e sotme u prononcuan se mbeten në deklaratat e dhëna paraprakisht para gjykatës. Katër të akuzuar janë të pa qasshëm.

Gjykata do të vazhdojë më 23 nëntor kur mbrojtja duhet t’i shqyrtojë dëshmitë e reja, ndërsa gjykata vendosi nëse do t’i pranojë.

Rasti “Sopot”-i është nga viti 2003, kur dy ushtarë polak dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën, pasi një automjet terreni i NATO-s hasi në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata akuzohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot.

Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion në korrik të këtij vitit ia dorëzuan lëndën “Sopot” PSP-së, pasi në opinion u publikuan bisedat e funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast.