Në rast se Neymar do ta fitojë Topin e Artë, Paris Saint Germain do ta shpërblej me 3 milionë euro

Sikur të mos mjaftonte kontrata me 30 milionë euro në sezon, por Paris Saint Germain i ka rezervuar edhe një shpërblim tjetër Neymarit.

Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, Neymar do të përfitojë 3 milionë euro të tjerë nëse gjatë qëndrimit në Paris, deri në vitin 2022, do të mund të fitojë trofeun e Topit të Artë.

Deri tani Neymar ka mundur të ngjitet në podiumin e Topit të Artë vetëm në vitin 2015 duke u renditur në vendin e tretë pas Lionel Messit e Cristiano Ronaldos.

Këtë vit, edhe pse është mes 30 kandidatëve për këtë trofe, do ta ketë shumë më të vështirë për të fituar duke qenë se edhe këtë radhe, pertinentet kryesorë janë Ronaldo e Messi.