PSG e ka mposhtur 3:0 Nicen në “Parc des Princes”.

Pas barazimit 2:2 me Marseille, Paris Saint Germain ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Francë edhe në mungesë të brazilianit Neymar, që nuk luajti për shkak të kartonit të kuq që mori javën e kaluar.

Pavarësisht mungesës së Neymar, PSG-ja u tregua e fortë për Nicen duke e mposhtur 3:0 në “Parc des Princes”.

Në këtë ndeshje shkëlqeu sulmuesi, Edinson Cavani me dy gola, 3’ dhe 31’, kurse për 3:0 shënoi autogol ish mbrojtësi i Bayern Munich, Dante, në minutën e 52’të.