Shefi i shtabit të Lëvizjes BESA në Zhelinë, Nehat Elezi e ka braktisur Blerim Sejdiun kandidatin e kësaj partie ditët e fundit. Siç mëson aktuale.mk, ai ka ikur në Zvicër ku edhe atje punon pasi siç thuhet Lëvizja BESA dhe Blerim Sejdiu do të humbin zgjedhjet ditën e diell me 29 tetor.

Ikja e tij është ndjerë edhe në disa takime në fshatrat e komunës së Zhelinës ku Sejdiu është dashur të sillet edhe si kandidat edhe si shef shtabi ku është vërejtur menjëherë nga simpatizuesit e BESËS.

Takimet e fundit të Sejdiut janë më shumë anëtarë të Alencës se sa të BESËS. ku pas braktisjes së tij, kanë nisur edhe dëshpërimet dy ditë para zgjedhjeve duke e ndjerë edhe simpatizuesit e Blerimit se humbja është e sigurt me 29 tetor. Sejdiun pas humbjes së rrethit të parë nuk e kanë përkrahur as partia dhe fushatën e ka bërë me një grup familjarësh ku ka ngjallur shumë reagime në degën e BESËS në Zhelinë pasi partia nuk i qëndroi pas edhe pse Blerimi humbi duke qenë BESA fituese në Zhelinë në zgjedhjet parlamentare. Humbja në rrethin e parë të Blerimit është edhe arsyeja që braktisët nga partia, shefi i shtabit dhe disa aktivist të flaktë të BESËS.

 

Këto janë disa fotografi që shihet se Nehat Elezi mungon dhe siç duket e ka ndjerë humbjen me 29 tetor.