Pronarët e ekipeve të mëdha Manchester United, Arsenal dhe Liverpool janë takuar në New York, me gjasë duke diskutuar për ndarjen e të drejtave të televizionit jashtë vendit.

Zëvendëskryetari i ekzekutivit të Man United, Ed Woodwrad, u bashkua me me bashëkpronarët e “Old Trafford” , Avram dhe Joel Glazer, së bashku me bosin e Arsenalit, Ivan Gazidis dhe pronarin kryesor të Liverpool-it, John Henry në Big Apple.

Kjo ndodhi vetëm një javë përpara samitit të planifikuar të klubeve të Premier Ligës, i cili u anulua më vonë.

20 klubet janë në bllokim, të ndara 11-9 kundër ndryshimeve për ndarjen e të ardhurva nga TV jashtë shtetit që duan “6 të mëdhajat” me një shumicë që duhet 14-6.

Arsenal pretendon se Gazidis ishte në New York për t’u takuar me pronarin e Gunners – Stan Kroenke, për të diskutuar çështjet e NFL, me Unitedin duke thënë se Woodward ishte në kontakt me Glazers për diskutime të ngjashme.

Henry ishte i pranishëm për ‘interesa të përbashkëta’ të Premier Ligës.