Prokuroria publike formoi komision të përkohshëm për ndjekjen e procesit zgjedhor. Detyra e saj prioritare është që të veprojë lidhur me lëndët që do të rezultonin nga parregullsitë dhe shkelja e ligjit gjatë fushatës dhe në ditën e zgjedhjeve. Parregullsitë, qytetarët mund t’i lajmërojnë përmes postës elektronike, por komisioni mund të veprojë sipas informacionit dhe sipas lajmërimeve të përcjellura nga policia. Këtë komision do ta drejtojë ish zv.ministri i brendshëm tani prokuror Xhelal Bajrami.

Janë dhënë udhëzime drejtuar të gjitha prokurorive të larta publike, gjatë ditës së zgjedhjeve krahas kujdestarive të rregullta të organizojnë edhe kujdestari të jashtëzakonshme që do të jenë ekskluzivisht për këtë qëllim, të veprojnë sipas lëndëve për parregullsi zgjedhore që eventualisht do të ishin lajmëruar- deklaroi Xhelal Bajrami, kryetar i Komisionit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e procesirt zgjedhor

Në këtë komision deri më tani nuk ka arritur asnjë lajmërim. Për disa nga incidentet që ndodhën presin bashkëpunim me policinë.

Nuk mund të ndajmë informacione me opinioni meqë gjithçka veprohet në moment. Ju sigurojmë se për të gjitha rastet që dalin në opinion edhe sipas informacionit, ne mund të veprojmë dhe do të veprojmë- shtoi Xhelal Bajrami.

Komisioni funksionoi edhe gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar. Janë formuar madje 72 lëndë. Prej tyre deri tani 5 kanë përfunduar me aktgjykime edhe atë katër dënime me kusht dhe një dënim me burg prej dy viteve dhe dy muaj për shkatërrim të fletëvotimit.