Ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar zyrtarisht Kuvendit heqjen e mandatit të Saimir Tahirit, një grup prokurorësh janë parë pak minuta më parë duke hyrë në këtë institucion.

Në videon e postuar nga Opinion duken prokurorët që i kanë dorëzuar zyrtarisht kërkesën në fjalë Kuvendit.

Tashmë pritet përcaktimi i seancës ku do të votohet për heqjen e mandatit të Tahirit.