Sot Universiteti „Nënë Tereza“ në Shkup shpalosi  vendimin e përzgjedhjes së projektit ideor për ndërtimin e kompleksit Universitar “Nënë Tereza” në Shkup. Përzgjedhja u bë nga ana e komisionit te jurisë, kryetare e së cilës ishte Prof. Dr. Teuta Kajtazi Jashari.

Konkursi për përzgjedhjen e idesë projektuese është publikuar më datë 23.08.2017 përmes sistemit elektornik të prokurimit publik, Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë, në ueb faqen e Universitetit si dhe në një gazetë zyrtare ndërkombëtare të Unionit Evropian. Afati i fundit i dorëzimit  për dorëzimin e dokumenteve është përcaktuar më 2 tetor 2017. Konkursi zgjati 40 ditë.

Deri në afatin e fundit për dorëzimin e dokumenteve, 8 pjesëmarrës paraqitën punimet e tyre. Nga juria sipas punimeve të paraqitura të pjesëmarrësve më 09.10.2017 u vendos të ndahen 2 çmime – çmimi i parë dhe i tretë iu nda  autorëve të mëposhtëm që morrën pjesë në konkurs:

  • Çmimi i parë punimi me shifër “HANDS” BH ARKITEKT DOOEL – TETOVË dhe
  • Çmimi i tretë punimi me shifër “ MAJKA” ( Studio IN INXHENERING DOOEL – SHKUP