Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim- Dega e Çairit bashkë me Forumin rinor të BDI-së- Dega e Çairit,  kanë shoqëruar kandidatin e BDI-së për kryetar të komunës Çair, Visar Ganiun  i cili derë më derë në lagjen Serava ka prezantuar programin e tij katërvjeçar KONTRATA.

Banorët e kësaj lagje kanë mirëpritur Visarin dhe kanë shprehur interesim të lartë për projektet të cilat KONTRATA i ka parashikuar për lagjen e tyre.

Takimet e kandidatit për kryetar të komunës Çair nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim Visar Ganiu me çairasit do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.