rezantuesja televizive Ksenia Sobchak, vajza e ish-kryebashkiakut të Shën Petërsburgut, Anatoli Sobchak ka shpallur kandidaturën përballë Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në Rusi, në mars 2018.

Ksenia do të mbushë 36 vjeçe më 5 nëntor dhe në një letër drejtuar të përditshmes ekonomike “Vedomosti”, shpjegon arsyet e vendimit të saj.

“Pjesëmarrja ime në zgjedhje mund të jetë një hap përpara në transformimin e vendit tonë, për të cilin ka shumë nevojë”, shkruan ajo.

Ksenia, prej disa vitesh është kthyer në kundërshtare të hapur të Putin, ku propagandon ashpër nëpërmjet kanalit të saj në Youtube, por edhe me protesta në shesh.

Po ashtu, ajo ka dalë në mbështetje të kundërshtarit të Putin, opozitarit Alexei Navalny. Pikërisht Navalny, u mësua para pak kohësh se nuk do mund të kandidojë për zgjedhjet presidenciale ruse, siç deklaroi kryetari i komisionit elektoral, shkruan noa.al.

E kaluara e Ksenias, e cila njihet si Paris Hiltoni rus, është shoqëruar me mendime nga më të ndryshmet, edhe kundërshtuese.

Në 1 shtator e përditshmja liberale “Vedomosti” publikoi një artikull, sipas të cilit Kremlini po vlerësonte mundësin për të kandiduar së paku një femër në zgjedhjet presidencial, në mënyrë që ti jepet tjetër fytyrë fushatës elektorale.

Qysh ato ditë Ksenia, u etiketua si kandidatja ideale. /noa.al