Prof.Dr. Xhevdet Nasufi

Miq te dashur,,eshte e papare dhe e padrejte shqiptareve  të përvojtur dhe të paprovuar mjaftueshëm me vlerat e demokracisë së mirëfillt tu bëhet kaq presion  parazgjedhor. Ky presion po vjen  edhe nga Kosova, nga Shqipëria,por së fundit  po kulmon (nuk e elbarojm në këtë hapsirë këtë presion joparimor) nga ai institucional. Kjo pamëshirësi.kur e kemi në konsiderate se pikërisht vota e këtyre  shqiptarëve që sot po ndrydhet,po denigrohet dhe dhunohet  jashte mase (fizikisht, psiqikisht, finansiarisht, kombëtarisht,intelektualisht ,por jo vetëm), në zgjedhjet e fundit parlamentare  tejkaloi vetvehten dhe barikaden etnike në akord me komunitetin ndëkombëtar dhe forcat progresiste(ignoroi politikat partiake vëndore) dhe të gjithve na la me gisht në gojë. Kuptohet, këtu kishte edhe një sinjal dhe porosi tjetër imanente, Maqedonija duhet të rrugëtoi kah një shoqëri dinjitoze dhe barazi mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo duhej të jet ajo shoqëri ku  segmentarizimi etnik dhe fetar nuk është praktikë,ku përkatsiia etnike nuk është përparësi.

Dje,kjo votë shqiptare  rodhi  rrjedhshëm,pa presion  në kutin e maqedonasve(!?). Sot nuk është ashtu. Votën sot e ka kontaminuar presioni. Vall,lidershipi dhe politikbërja shqiptare nuk rezonon se politika nuk është vetëm votim, nuk është vetëm karier dhe politikë, por edhe demokraci,mirëqenie , zhvillim socio-ekonomikë, kulturo- arsimor? Vall, a nuk është turp dhe anakrone sikur në fillet e demokracisës, shushuritin aeroplanët,autobusët dhe mjetet tjera për të sjellë  gurbetqarët(kujt nuk I kan dhën gurbetqarët lekë, votën  mundin e tyre e çka jo tjetër) e përvojtur në votim sikur edhe para  një çerekshekulli?  Jam I vetëdijshëm, mërgimtarët nuk po munden ta tejkalojne “ vetvehten”, sepse politikbërja nuk e lejon këtë. Andaj është imediate reformimi I jonë. Kjo edhe për ate, se ambienti  demokratik sot në vend ka ndryshuar (fal  të ashtuqujturave “ bomba”, guximit dhe  entuziazmit të  Zaevit që të shpëtoi vëndin),nuk  është më në tryezën e konkurencës politiko-etnike Gruevski( ai bile I homogjenizonte shqiptarët)  që garën politike e shnderonte në antishqiptari.

Miq të dashur, është legjitime dhe legale që garat partiake zgjedhore të përcillen   dhe të udhëhiqen nga interesi,lufta për pushtet. Nga ky këndvështrim lidershipi dhe partite politike janë të kuptueshme.Por jo edhe nga mjetet dhe mënyrat  e praktikimit të të garës politike. Praktika e këtille e shnderron garen politike në legjitime,por jo edhe legale.