Sondazhet e bëra në Slloveni flasin se presidenti në detyrë i atij vendi, Borut Pahor, sipas të gjitha gjasave do të marrë edhe një mandat pesë-vjeçar në zgjedhjet të cilat do të mbahen të dielën, raporton Anadolu Agency (AA).

Pahor, 53 vjeçar, një ish-kryeministër i Sllovenisë nga radhët e socialdemokratëve, mandatin e parë e fitoi në vitin 2013, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar kishte njoftuar rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme.

Nëntë kandidatë janë në garë për kreun e shtetit, në zgjedhjet e gjashta presidenciale që nga pavarësimi i Sllovenisë nga ish-Jugosllavia.

Kryebashkiaku i qytetit të Kamnikut në veri të Sllovenisë, një ish aktor me profesion, Marjan Sharec, duket të jetë kundërkandidati më serioz i Pahorit, i ndjekur nga liderja opozitare e partisë Sllovenia e Re, Ljudmilla Novak. Diplomati Millan Jazbec, ka kandiduar i pavarur.

Ndonëse bëhet fjalë për një post ceremonial, zgjedhjet mund të jenë një barometër i opinionit publik përpara zgjedhjeve të përgjithshme të planifikuara për vitin 2018.