Presidenti Ilir Meta duke folur për SYRI.net, i pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse e ka dekretuar emërimin e drejtorit të ri të SHISH, është shprehur se ‘nuk ka ndonjë urgjencë për dekretimin e tij, pasi zëvendësdrejtori është në detyrë dhe vazhdon funksionet e tij’.

Nje dite me pare Visho Ajazi Lika dha doreheqjen, dhe ishte kryeministri Rama ai i cili ia dergoi kerkesen e doreheqjes ne Presidence Ilir Metes, duke cuar edhe emrin e pasardhesit te Ajazit, Helidon Bendo.

 Një  ditë më parë shefi i shërbimit informativ Visho Ajazi ka dhënë dorëheqjen? A e ka dekretuar presidenti meta dorëheqjen e Visho Ajazit?

Për të shuar kuriozitetin thuash dhe para se të nisesha për në studion tuaj, kam firmosur dekretin për lirimin nga detyra të drejtorit të SHISH zotit, Visho Ajazi, pas dorëheqjes së tij.

Po emrin e drejtorit në detyre të propozuar nga kryeministri Edi Rama e keni firmosur?

Nuk ka asnjë emergjence dhe zëvendësdrejtori po vazhdon detyrën.

Zoti President kur jeni njohur me lirimin nga detyra të Visho Ajazit? A ka pasur ai garancinë tuaj se në rast te kryeministri Rama i bënte presion dhe jo do e mbronit?

Së pari unë në detyrën time, gjithmonë në krye të institucioneve kam respektuar parim e vazhdimësisë së kontributit, dhe në rastin konkret kur behët fjalë për një institucion të një rëndësie të veçantë dhe të një sigurie kombëtare , mund të them që vetëm një javë më parë e kam siguruar Ajazin se ai do të kishte përkrahjen time të plotë duke vazhduar detyrë, duke luftuar luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Dhe ai me ka falënderuar për besimin.

Ju po thoni se Visho Ajazi ka marrë autorizimin tuaj se do të vazhdojë?

Jo vetëm kaq, por i kam konfirmuar dhe publikisht që kur të kisha mundësi për tu shprehur do të mbaja qëndrimin tim publik në këtë drejtim, jo thjeshte për zotin Ajazi pasi ai garancinë time e ka pasur, por dhe përsa i përket shërbimit informativ në terren.

Pak më konkretë, ju po thoni se jeni të gatshëm që të firmosnit dekretin vetëm të dorëheqjes dhe jo të shkarkimit të tij?

Nuk po iu kuptoj.

Presidenti  Meta ka firmosur dekretin e dorëheqjes dhe nuk ka pranuar shkarkimin e tij?

Nuk ka rëndësi forma dhe mënyra.

A do ta firmosnit ju shkarkimin e tij nëse ua kërkonte zoti Rama?

Së pari dua të them që zoti Rama nuk ma ka kërkuar një gjë të tillë. Për herë të parë i vetmi konak me zotin Rama ka qenë dje kur më ka sjellë dorëheqjen e zotit Ajazi, bashkë me kërkesën e tij për lirimin e zotit Ajazi.

Dorëheqjen e solli Ajazi apo Rama tek ju?

Nuk dëshiroj të hyj në këto lloj mentalitetesh. Nuk ka më asnjë rëndësi që të harxhojmë dhe një minutë të vetëm në këtë çështje, pasi është lejuar tashmë ai nga detyra. Nuk  mbahet askush në detyrë përvcese me vullnetin e tij.