Baza e pajtimit është respekti. Ky është obligim i gjeneratës suaj, sepse ju jeni gjenerata që jeton globalisht, çdo ditë jeni në kontakt me kultura të tjera, religjione të tjera. Kuptoni se tjetri nuk dëshiron të tolerohet, por dëshiron të respektohet, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në ligjeratën e vet në Unionit prestigjioz të Oksfordit.

Siç informojnë nga Kabineti i tij, duke folur për sfidat e botës bashkëkohore, presidenti Ivanov para studentëve të Oksfordit e theksoi modelin e Maqedonisë për bashkëjetesë dhe respekt të dallueshmërive.

Duke folur për sfidat globale me të cilat përballet bota, Ivanov foli për të ashtuquajturat nëngjendje të pasqyruara në postdemokraci, postkapitalizëm dhe shtetin postnacional, si dhe për çështjen e emigrimeve që e quajti “nomadizëm bashkëkohor”. Për momentin po ndodh shpërngulje e re e madhe e popujve, theksoi Ivanov.

Средба Иванов Патен

Ligjeratën e Ivnaovit e ndoqën studentë dhe profesorë nga Universiteti britanik me renome.

Ai realizoi takim edhe me kryetarin e Universitetit “Oksford”, Lordin Lris Paten.

Unioni i Oksfordit është formuar në vitin 1823 me qëllim që ta mbrojë lirinë e fjalës në Angli, ndërsa sot paraqet një nga shoqëritë studentore më prestigjioze në botë.

Në kaudër të vizitës së punës në Londër, presidenti Ivanov do të relaizojë takim me spikerin e Dhomës së ulët të Parlamentit britanik. Xhon Berkau dhe me spikerin e Dhomës së Epërme të Parlamentit britanik, Lordin Fauler. Presidenti Ivanov do të ketë fjalim në Institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Çatam Haus” me temë: “Maqedoni, emigrimet dhe siguria: leksione mësimore”.