Askush në Bashkimin Evropian nuk do ta njohë votën e Parlamentit katalanas për shpalljen e pavarësisë, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani.

Sipas tij, shpallja e pavarësisë është në kundërshtim me shtetin e së drejtës, kushtetutën e Spanjës dhe statusin e autonomisë së Katalonjës, të cilat janë pjesë e rendit ligjor të Bashkimit Evropian.

Parlamenti i Katalunisë të premten shpalli mëvetësinë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një republike, para këndimit të himnit, në mungesë të opozitës.

Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalunisë, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë.