Presidenti i Katalonjës ka deklaruar se rajoni autonom do të deklarojë pavarësinë nga Spanja “në fund të kësaj jave.”

Carles Puigdemont tha për “BBC” se nëse qeveria spanjolle do të merrte kontrollin mbi administratën e rajonit, situata do të përkeqësohej jashtë mase.

Megjithatë ai  ai pranoi se kishte pasur kontakt zero me Madridin, i cili e ka përshkruar referendumin si të paligjshëm.

Duke apeluar për ndërmjetësim ndërkombëtar për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës, lideri katalanas se nuk ishte dakord me deklaratën e Komisionit Evropian se kjo ishte çështje e brendshme e Spanjës.

Duke folur pak përpara një sulmi të ashpër ndaj politikanëve të Katalonjës nga Mbreti Spanjës, Puigdemont tha Katalonja do të ishte e pavarur në fund të kësaj jave.

Në një fjalim të rrallë mbarëkombëtar Mbreti Felipe sulmoi ashpër qeverinë rajonale të Katalonjës, duke akuzuar separatistët për “thyerjen e parimeve demokratike” dhe se ishin duke u përpjekur të ndanin Spanjën