Ndryshim i motit me rënie të temperaturave ditore për rreth tetë gradë pritet nga dita e shtunë kur do të ketë reshје lokale të shiut dhe do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Sipas parashikimit të DPHM, të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri 10 gradë Celsius, ndërsa ato ditore prej 9 deri 17 gradë Celsius.

Të dielën gjatë ditës moti do të jetë stabil, ndërsa nga fundi i ditës dhe gjatë natës, si dhe të hënën paradite, do të ketë ftohje me erë të përforcuar dhe të reshura të shiut dhe borës në male. Të dielën temperaturat e mëngjesit do të ulen deri -3, ato të ditës do të arrijnë deri 20 gradë, të hënën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 1 deri 8 gradë, ndërsa ato të ditës prej 6 deri 14 gradë Celsius. Të martën moti do të jetë stabil, por i ftohtë me temperatura të mëngjesit prej -5 deri 4 gradë dhe ato të ditës prej 5 deri 13 gradë Celsius.

Mot stabil, i thatë dhe më i ngrohtë do të jetë edhe nesër, kur temperatura maksimale do të arrijë 25 gradë Celsius.