Ish presidenti amerikan Barak Obama dhe Xhorxh Bush shprehën shqetësim për shkak të “krizës momentale politike në SHBA”, njoftoi Bi-Bi-Si.

Komentet e tyre, mediat i vlerësojnë si kritikë të udhëheqësisë të presidentit aktualë Donald Tramp.

Obama u apeloi amerikanëve ta hedhin poshtë politikën e ndarjes dhe  druajtjes, ndërsa Bushi e kritikoi dhunën dhe paragjykimet në jetën publike.

Ish presidentët e SHBA-së folën në tubime me qytetarë, në prag të zgjedhjeve për guvernator në shtetet federale Nju-Xhersi dhe Virxhinia, por as Obama e as Bushi nuk e përmendën emrin e Doanld Trampit.

Bi-Bi-Si komenton se rrallë ndodh që një ish president ta kritikojë trashëgimtarin e tij, por se “normat e sjelljes janë ndryshuar në rrethin aktual politik”.