Nga, Qenan Aliu

Miq të dashur,

Zgjedhjet lokale të raundit të parë etabluan Status quonë e fuqisë së partive politike shqiptare të vlerësuar sipas numrit të votave të fituara. Duke patur para syshë faktin se numri i votave të fituara me listën e partisë politike për anëtarë të këshillave të komunave sipas modelit zgjedhorë të proporcionit, dhjetë muajë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare partitë shiptare me disa ngritje, pak ramje , në një farë mënyre ruajtën fuqinë politike të shpërfaqur disa muaj më parë. Pra ritje pati ASH-ja ,pak rramje LB-sa ndërsa BDI-ja ruajti numrin e votave parlamentare por me koston e përgjysmuar dhe të rramjes rapide .

Pra numri i votave të fituara në raundin e parë për kryetarët e komunave sipas teorive dhe praktikave parlamentare nuk janë parametër për të vlerësuar ritje apo ramje të numrit të votave për shkak se kryetarët e komunave zgjidhen sipas modelit zgjedhorë të shumicës, andaj këtu vihen në spikamë edhe rreferenca tjera . Vetë fakti se në bllokun shqiptarë përveç se në Kërçovë dhe Pllasnicë nuk pati fitues për kryetarë komunash në raundin e parë,tregon se opozita shqiptare ka delegjitimuar Bdi-në për të folur e vendosur në emër të të gjithë shqiptarëve, ndërkaq balotazhi si do që të jetë nuk eviton delegjitimimin për së dyti herë .

Fitorja e Kërçovës pa dyshim është rrezulltat i të gjitha partive politike apo thënë shkurt meritë e të gjithë shqiptarëve me theks të posaçëm të mërgimtarëve të kësaj ane që edhe kësaj rradhe treguan organizim dhe dinjitet të pashoq. Dhe kuptohet është rrezulltat i Bdi-së në konfigurimin e kësaj komune me dominimin e numrit të qytetarëve shqiptarë. Momentum më evident deri më tani në këtë proces zgjedhorë nuk është koalicioni parazgjedhorë i Lsdm-Bdi-së , si krejtësisht legjitim, por është ndërhyrja e Lsdm-së dhe kryeministrit Zoran Zaev në fushën politike lokale ndër shqiptarë. Kjo ndërhyrje parimisht cënon autoritetin e kryeministrin që udhëheq me pushtetin egzekutiv në emër të të gjithë qytetarëve të vendit pavarësishtë nga bindjet e tyre politike, partiake e fetare.

Një ndërhyrje e tillë anuese dhe me stil të primatit , pa dyshim se perceptohet me dhimbje dhe dëshprim, kryesisht si ndërhyrje për të ndikuar në përcaktimin e të parit të shtëpisë në shtëpi ,,të huaj,, dhe me qëllime edhe tani për tani të lexuara ashiqare . Pritet që të shihet se cilët do të mund të jenë pasojat në një të ardhme të kësaj ndërhyrje ndonëse legale por me prapavijë të dyshimtë dhe si tendencë e kolonizimit politik. Pavarësisht rrezulltatit edhe në balotazhë në këto zgjedhje lokale , Lsdm-ja dhe Zoran Zaev nuk kanë asnjë arësye edhe mundësi të përjashtojnë ndonjë nga partnerët e koalicionit me të cilën e formuan shumicën e brishtë në kuvendin republikan. Përveç se largimin nuk do ta bënte ndonjë nga partnerët hipotetikisht thënë sipas ndonjë vendimi të organit të partisë.

Megjithëate asnjë nga partitë shqiptare në qeveri nuk do të merë një hap të tillë. zatën, një veprim të tillë së paku nuk mund ta bëjnë për shkak të faktorit ndërkombëtarë të cilët janë mbështetësit kryesorë të formimit të shumicës në kuvend. Partia e cila kokë në vehte do të bënte një veprim të tillë do të izolohej skajshmërisht nga faktori ndërkombëtarë dhe do të mbetej e vetmuar deri në shuarje të sajë. Komoditet të përzgjedhjes të partnerëve dhe sjellje arbitrare faktori ndërkombëtarë nuk do ti lejojë edhe kryeminstrit Zaev dhe Lsdm-së së tij. Janë disa alternativa për fuqizimin edhe pak të shumicës së brishtë në parlament. Mundësia e fragmentarizimit të grupit parlamentarë të Dpmne-së po shihet me qëllim për të mbështetur rreformat edhe procesin e integrimit. Madje,hyrja në qeveri me një rekonstruim edhe të LB-së dhe Pdsh-së, e cila do të merej si pretekst për rreformat , integrimin dhe gjetjen e kompromist për çështjen e emrit me fqiun jugorë Greqinë, çështje e cila pa dyshim se nuk mund mund të arrihet pa pjesmarjen aktivetë Dpmne-së në proces pas reformimit të sajë si parti më e madhe opozitare .

Pra duke patur para syshë ndikimin që ka faktori ndërkombëtarë, praktikisht vetëm Lsdm-ja si fituese apsolute e këtyre zgjedhjeve lokale mund të inicojë zgjedhje të parkohësme parlamentare vitin e ardhshëm, por edhe kjo vështirë se do të mund të lejohej nga ndërkombëtarët jo për shkak të shpenzimeve, por për shkak se vendi nuk ka nevojë për një gjë të tillë përderisa një shumicë parlamentare sado e brishtë të jetë nëse do të funksiononte do të detyrohet të ecë së bashku me detyrat e mara nga Rraporti i Pribesë. Kuptohet kur kjo do të dukej e pamundur atëherë zgjedhjet e parakohëshme do të ishin të pashmangëshme.

Shikuar nga gjithë kjo, Lsdm-ja dhe Zoran Zaev në dy vitet që pasojnë nuk do të gjenden në ndonjë komoditet pushteti sepse ata në një farë mënyre janë të hipotekuar tek faktori ndërkombëtarë dhe premtimet programore të tyre se në vendë do të ketë jetë për të gjithë, do të ketë sundim të së drejtës dhe se demokracia do të funksionojë në vendë. Pushteti apsolut i Lsdm-së ndonës nuk është e shëndetshme për demokracinë por Lsdm-ja dhe Zoran Zaev nuk do të kenë më asnjë alibi për mos përmbushjen e obligimeve të mara para qytetarëve , Shba-së dhe BE-së. Pushteti apsolut krahas anës së errët ka edhe aksin me të cilën mundësohet synimi dhe arritja e aspiratave për postulatet e funksionimit të drejtësisë, barazisë dhe demokracisë në vendë .