Abdulah Ahmedi

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar 1 Tetorit, datë e  shpallur me rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1990, ne shfrytzojmë nga rasti t’u bëjmë homazhe atyre që jetojnë moshën e tretë.

Një ‘’Plakje me dinjitet’’ është termi i cili synon mundësin e një jete dinjitoze dhe aktive të personave të moshës së tretë dhe njohjen e potencialit të tyre. OKB-ja ka promovuar pesë parime në rezolutën e vitit 1991 që ç’do shtet antare e OKB-së duhet të përpiqet me i respektuar,këto parime janë :

Parimi i parë, synon pavarësin e personave të moshuar gjatë jetës së tyre, që të kenë qasje në ushqim, në ujë, në strehim, në veshëmbathje, në shëndetësi, në mbështetje të familjes, në paga, në vendimëmarje etj.

Parimi i dytë, synon participimin e personave të moshuar në shoqëri, në shëbimet kolektive, në jetën asociative etj.

Parimi i tretë, synon benificimin e peronave të moshuar në shëbimet shëndetësore, hospitalizese, sociale dhe juridike etj.

Parimi i katërt synon qasjen e personave të moshuar në planet edukative, kulturore, fetare dhe rekreative etj.

Parimi i pesët, synon garantimin e dinjitetit të personave të moshuar dhe drejtësin sociale ndajë atyre pavarsishtë moshën, etninë, racën, hendikapin etj.

Këta pesë parime reflektojnë disa të drejata që duhet të gëzojnë personat e moshuar, dhe i takon shoqërisë në përgjithësi që t’i respektojë. Kurse shtetët antare të OKB-së duhet që të respektojë këto parime duke mos adoptuar ligje diskriminuse në këtë fushë që do të cenonte të drejtat e personave të moshuar.

Parashikimet e OKB-së parashohin nji ritje të popullsisë së moshuar në Republikën e Maqedonisë në vitet në vijimë. Maqedonia sot logaritë një popullsië të moshuar me 16,5% mbi moshën 60 vjeçare dhe 2,0% të moshësë mbi 80 vjeçare. Kurse në vitin 2050 ajo do të ketë një popullsië të moshuar me 33% mbi moshën 60 vjeçare dhe 6,8% të popullsisë mbi moshën 80 vjeçare. Kështu nji ritje e shpresës së jetës është evidente, kurse evidente është sot edhe jetëzgjatja mesatare që arrinë 74 vite e në vitin 2050 do të arrijë deri në moshën 79,5 vite, tek të dy sekset.

Ky ndryshim demogrfik ka dhe do të ketë për pasojë zbëritjen e popullsisë aktive që do të ketë një impakt në shoqëri dhe në jetën e përditshme të shoqërisë. Përkundër vështirsive që ballafaqohet Republika e Maqedonisë ajo duhet të respektojë pesë parimet e OKB-së dhe të elaborojë një plan strategjik për të mbrojtur personat e moshuar duke përmirsuar atyre cilsinë e jetës, garantuar atyre qasje në shërbimet shëndetsore, qasje në barana, të kenë një shtaratë për të jetuar t’u garantojë atyre të bëjnë një plakje me dinjitet. Të gjithë do të kalojmë nga plakja ose jo.. !?

 

Comments are closed.