Popullariteti i presidentit amerikan, Donald Tramp arriti minimumin e ri – vetëm 33 për qind e amerikanëve e miratojnë punën e tij. Këtë e tregoi sot anketa e publikuar e Gallupit.

Supas hulumtimit, zbatuar më 29 tetor, 33 për qind e të anketuarve deklaruan se e mbështesin Trampin, ndërsa 62 për qind e vlerësuan punën e tij me notë të dobët. Në anketë morën pjesë 1.500 njerëz.

Në periudhën 26-28 tetor, mbështetja për Trampin ishte 35 për qind. Ky indikator në tetor nuk tejkaloi 39 për qind.

Rejtingu i ulët paraprak i Trampit ishte regjistruar më 14 gusht, kur ai mori mbështetje nga 34 për qind e amerikanëve, përderisa 61 për qind ishin kundër tij.

Kulmi i mbështetjes për presidentin amerikan, duke mos e llogaritur javën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, ishte regjistruar më 11 mars, kur 45 për qind e amerikanëve e miratuan punën e tij. Mendim të kundërt patën 49 për qind.

Minimumi i paraardhësve të tij, demokratëve Barak Obama dhe Bill Klinton, nuk ra nën 38 për qind, përkatësisht 37. Ndërsa Xhorxh Bush ka pasur rejting edhe prej 25 përqindëve.