Një anëtar i qeverisë së shkarkuar katalanase, Zhozep Raul, i cili sot publikoi fotografi nga vendi i punës, duke paralajmëruar se po i kryen përgjegjësitë e veta, u mënjanua nga dy policë.

“Në zyre, duke e praktikuar përgjegjësinë të cilën na e besoi populli i Katalonjës”, publikoi Raul në Tuiter, pas çka dy policë hynë në ndërtesë dhe pas disa minutave dolën me Raulin, i cili gazetarëve dhe simpatizuesve u deklaroi se do të vazhdojë të punojë.

Raul ishte përgjegjës për çështje territoriale në qeverinë e Katalonjës.

Autoritetet qendrore spanjolle thanë se funksionarët e shkarkuar mund të vijnë në zyrat e tyre dhe t’i marrin gjërat e veta personale, por u ndalohet të kryejnë çfarëdo lloj detyrash zyrtare, në të kundërtën do të arrestohen.

Nëse  tentojnë të kryejnë obligime, 12 anëtarët e ish-qeverisë rajonale, përfshirë edhe liderin Larles Puxhdemon, rrezikojnë të akuzohen për uzurpim të funksioneve të të tjerëve.

Katalonja prej sot është nën udhëheqje të drejtpërdrejtë të qeverisë qendrore të kryeministrit Mariano Rahoj, në pritje të reagimit të separatistëve katalanas të cilët u ndërruan të premten pas shpalljes së pavarësisë së rajonit.

 	шпанско-знаме.j

Flamuri spanjoll sot në mëngjes valëvitej në ndërtesën e qeverisë rajonale, para të cilës gazetarët pritnin nëse kryetari i ndërruar i Katalonjëps, Karles Puxhdemon, do të vazhdojë të punojë, sepse tha se nuk i njeh vendimet e Madridit.

Një burim anonim nga Barcelona, deklaroi për shtypin francez se “sot është kthimi në realitet dhe se separatistët nuk do të mund të imponohen si pushtet shtetëror”.

“Sipas të gjitha gjasave do të ketë ndonjë betejë simbolike kundër zbatimit të nenit 155 të kushtetutës për heqjen e autonomisë (Katalonjës) si dëshmi se autoritetet qendrore nuk mund të imponohen pothuajse 100 për qind këtu”, deklaroi burimi.

Paraprakisht, Puxhdemon sot në mëngjes në rrjetet sociale publikoi fotografi nga vendi i tij i punës me porosinë “Mirëmëngjes”, edhe krahas asaj që qeveria spanjolle e shkarkoi me zbatimin e nenit 155 të Kushtetutës.

 	КП.

Përveç Puxhdemon, në punë, në mëngjes, arriti edhe kryetarja e parlamentit katalanas, Kodarme Fordkadelj.

Analistët vlerësojnë se Spanja sot po hyn në “territor të rrezikshëm potencial”, sepse Madridi zyrtar do të fillojë me vendosjen e kontrollit të drejtpërdrejtë ndaj Katalonjës, si përgjigje të shpalljes së njëanshme të pavarësisë së rajonit.

 	КФ.

Në Katalonjë janë në pritje të reagimit spanjoll pasi që personat e shkarkuar nga pushteti qendror edhe sot u ulën në vendet e punës.

Mediumet në Katalonjë theksojnë se qeveria katalanase konsideron se nuk është shpërbërë edhe krahas asaj që kryeministri spanjoll, Mariano Rahoj e shpërndau me aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës dhe caktoi zgjedhje për më 21 dhjetor. Ata përmendin se në Gazetën zyrtare, as nuk është publikuar ndërrimi i qeverisë, as ndërkaq Deklarata për pavarësi.

 	Генералитет

Qëllimi i Puxhdemonit dhe ministrave të tij është të shkojnë në punë normalisht, për ç’shkak pritet intervenimi i Spanjës, lajmërojnë mediumet katalanase.