Një video të cilën e ka publikuar policia amerikane, tregon më së miri për kaosin e krijuar në Las Vegas ku policia u mundua të lokalizoj vendin nga ku vinin të shtënat, derisa mijëra qytetarë që kishin shkuar për ta ndjekur nga afër festivalin e muzikës country, vraponin për t’i shpëtuar plumbave që u fluturonin para syve.

Përveç sirenave të veturave të policisë dhe autoambulancave, dëgjoheshin edhe policët që këshillonin qytetarët të strehohen në zona më të sigurta, transmeton Telegrafi.

Stephen Paddock 64-vjeç nga Nevada, kishte shtirë nga dhjetëra pushkë të ndryshme automatike dhe snajper mbi mijëra civilë që ishin mbledhur para hotelit Mandalay Bay, ku si pasojë e këtyre të shtënave humbën jetën 59 persona dhe qindra tjerë u plagosën.

Autori i kësaj masakrës kishte filluar të gjuaj mbi turmën nga kati i 32-të i hotelit Mandaly Bay ku kishte marrë një dhomë në të cilën kishte futur mijëra plumba, pushkë të ndryshme automatike dhe lëndë shpërthyese.