Në përleshjen e Bit Pazarit në Shkup, të paktën 3 persona u lënduan dhe demoluan dy autobusë, konfimon policia e cila është në terren, njofton TetovaSot.

Incidenti filloi në një autobus urban me numër 50, i cili po udhëtonte drejt Bit Pazarit, dhe brenda janë përlesehur tifozët e Vardarit dhe një pasagjer.

Një person tjetër i dyshuar për të cilin supozohet se anëtar i grupit të tifozëve erdhi tek shoferi dhe kapi timonin pas së cilës autobusi filloi të lëvizë nga anën e kundërt. Autobusi pastaj goditi një autobus tjetër me numrin 20.

Tifozët dolën dhe filluan të hedhin gurë në autobus dhe thyen xhamin e autobusit urban 20-të që shkonte në vendbanimin Shutkë./TetovaSot/