Policia japoneze ka arrestuar një vrasës serial pasi ka gjetur gjymtyrët e nëntë trupave në banesën e tij në Tokio.

Policia gjeti dy koka të prera në një enë, në oborrin e banesës së të dyshuarit, i identifikuar si Takahiro Shiraishi.

Ata gjithashtu gjetën pjesët e trupit të shtatë personave të tjerë, të vendosur në një tjetër kuti, në banesën e tij.

27-vjeçari është arrestuar pasi  ka pranuar gjymtimin e trupave.

Policia ka deklaruar se pjesët e trupit të tetë femrave dhe një mashkull,  ishin në faza të ndryshme të dekompozimit.

Shiraishi ka pranuar para policisë se ishte ai që kishte vrarë nëntë personat dhe se kishte fshehur trupat e tyre.

“Po i kam vrarë..u masakrova dhe trupat kam për të fshehur provat,” ka deklaruar ai.

Ndërkohë, fqinji i tij tha se kishte filluar të nuhaste erëra të çuditshme nga banesa e zotit Shirashi.

Policia bëri zbulimin tronditës, ndërsa kërkonte një 23 vjeçare, e cila ishte zhdukur që nga 21 tetori. /SYRI.net/