Nëpunës policor nga SPB Shkup sot kanë hyrë në Komunën e Karposhit pas thirrjes se nga hapësirat po nxirret dokumentacion. Në vend, siç informon MPB, është konstatuar se në momentin e kontrollit nuk nxirret kurrfarë dokumentacioni.

“Nga biseda e kryer me kryetarin Stevço Jakimovski është konfirmuar se ai është përgatitur për t’i nxjerrë gjërat personale nga Kabineti i tij me qëllim të përgatitjes për pranim-dorëzim të funksionit. Gjërat personale ende po ndodheshin në Kabinet. Sepse nuk është konfirmuar, njohuria për ekzistim të dyshimit për vepër të kryer penale “falsifikim apo shkatërrim të librave afarist” nga neni KP i RM-së, për shkak të së cilës SPB Shkup ka vepruar, sipas bisedës së kryer, policët janë larguar nga vendi”, theksojnë në kumtesën e MPB-së.

Kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski sot deklaroi se ekipet policore Alfat kanë hyrë në Komunën e Karposhit, ndërsa shkak ka qenë nxjerrja e dokumenteve dhe sendeve nga komuna, të cilat, siç pohon, janë personale nga Kabineti i tij.

“Dikush kolegëve të mi u ka thënë se pranim-dorëzimi i detyrës duhet të jetë sot në orën 13:00. Dhe për këto arsye, ata filluan t’i mbledhin gjërat ajo që ndodhet në Kabinetin tim. Kam gjëra personale. Është normale që është e domosdoshme të ndahet ajo që është e komunës dhe çfarë është në emrin tim personal, si dhe dokumentet personale, piktura, dhurata sepse kam qenë këtu për 8.5 vjet”, tha Jakimovski.

Sipas tij, të gjitha dokumentet, gjithçka që është e rëndësishme për vetëqeverisjen lokale, ndodhet në arkiv dhe shtoi se Komuna e Karposhit gjithashtu ka edhe arkiv elektronik.

Ai potencoi se gjërat e panevojshme do të hidhen në kontejnerë pranë komunës.