Policia boshnjake arrestoi sot 18 persona të dyshuar për kontrabandë të drogës, dhe sekuestroi gjysmë ton rekord  marihuanë.

Një seri bastisjesh policore u zhvilluan në Zenicë, Sarajevë, Travnik dhe në kakanj.

Një sasi e madhe marihuanë u sekuestrua në një apartament në Bijelinë. Përveç marihuanës, grupi ka kontrabanduar edhe heroinë, njoftoi agjencia e lajmeve “Tanjug”.