Një polic është filmuar duke grushtuar në kokë një adoleshent, i cili i rezistonte arrestimit.

Kalimtarët e rastit mbetën të shokuar kur panë se si polici përdorte forcë të tepruar gjatë arrestimit të një të riu, madje disa pre kolegëve mundoheshin ta bindin që të ndalet, transmeton Telegrafi.

Në një moment njëri nga polic civil që asistonte në arrestimin e të riut, mundohet ta ndal kolegun e tij i cili vazhdimisht e godiste me grushta në kokë.

Turma e kalimtarëve mund të dëgjohen duke thënë “mos e godisni”, derisa polici urdhëron kalimtarët të largohen se mund ta kenë fatin e njëjtë.

Sipas medieve amerikane, incidenti i filmuar shfaq arrestimin e 16-vjeçarit Alfred Burns, i cili është zënë duke tentuar ta vjedh një biçikletë në Marble Hill në Manhattan. /Telegrafi/

Por, ajo çfarë kishte detyruar policin të ushtroj dhunë të tepruar, është rezistenca e të riut që në një moment kishte përplasur për tokë njërin nga policët.

Ndërkaq, raportohet se i riu pas grushtave ishte dërguar në spital për trajtim.