Vokalisti i grupit NRG Band, Besnik Qaka ka parlajmëruar diçka të re.

Në llogarinë e tij në Instagram, Besniku publikoi një foto në të cilën shihet në stuio muzikore në Tiranë.

Ai bëri të ditur që diçka e mirë po vjen, por nuk ka preferuar të jap më shumë detaje se çka saktësisht po sjell kësaj radhe ai bashkë me grupin e tij, NRG Band.

“Balkanbooty” titullohet projekti i fundit nga NRG Band, ndërsa tani pritet të shihet se çka po sjell për fansat e tij, Besniku.

Kujtojmë që ditë më parë, Besnik Qaka i dha fund beqarisë duke u martuar me Lolita Begollin, kurse dasma e tij bëri bujë në mediet rozë.