Andiamo” është kënga që e kemi dëgjua kado gjatë gjithë sezonës së verës.

Kjo tregon edhe suksesin që ka arritur kjo këngë, të cilën Ardian Bujupi e solli në bashkëpunim me reperin Capital T.

Përmes rrjeteve sociale, menaxheri i tij, Egzon Krasniqi ka bërë të ditur që po vjen kënga e re nga Ardiani.

Nga njoftimi që ka bërë ai, kuptohet që kënga do të jetë e shoqëruar me videoklip, xhirimet e të cilit do të fillojnë këto ditë.

Por, ai nuk zbuloi nëse edhe kësaj radhe Ardiani do të vjen në bashkëpunim me dikë apo do e sjell i vetëm këtë projekt.

“Andiamo” e publikuar dy muaj më parë ka marrë mbi 22 milionë klikime.