Detaje të reja kanë dalë në dritë sot në lidhje me trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë.

Dosja “Habilaj”, duket se është vetëm fillimi i një investigimi të plotë që ka zgjatur rreth katër vite nga ana e uniformave blu në Itali, por që sipas dëshmive të dhëna sot në “Top Story”, ky rrjet trafikimi është edhe më i thellë.

Gazetari Basir Çollaku sot ka thënë se policia shqiptare është duke ndalur një oficer të Guarda Di Finanza italiane për të dëshmuar dhe për të zbardhur një rrejt të plotë trafikimi

Është një oficer i Gurada di Finanza… ka tre vjet që po pengohet nga policia shqiptare për të mos dëshmuar në gjyq…”, tha ai.

Ndër te tjera, Çollaku, i cili intervistoi i pari Dritan Zaganin, ish efektivin e policise ne Fier dhe Vlorë që foli per here te pare per Habilajt se edhe vetë ish ministri Tahiri është i perfshire ne kete aferre te rende.

Këta kushërinj janë nën suportin e Tahirit për t’u marrë me këto afera. Është një grup që është marrë edhe me heroinë e kokainë. Kishte akumuluar shuma të konsiderueshme parash dhe pushtet. Nuk më vjen mirë që vjen dosja nga Italia, kur në dijeninë time kjo dosje ka qenë edhe në Shqipëri”, tha Çollaku.

Ai shtoi se “krerët e policisë dhe të organizatave kriminale bëjnë takim mujor për të ndarë parcelat e skafet”.

“Ku janë drejtuesit e policisë së Fierit dhe Vlorës? Mosveprimet e tyre kanë bërë që të vijnë italianët e të na thonë që këtu ka ndodhur diçka”, u shpreh Çollaku.