Zgjedhjet Lokale në Maqedoni do t’i ndjekin plot 5.011 vëzhgues vendorë dhe të huaj, si dhe gjashtë gazetarë të huaj, të akredituar nga KSHZ-ja. Prej tyre me numër më të madh vendor ka MOST-i me 2.843 pastaj Shoqata e qytetarëve ZIHA “Sinergia”  1.829, Civil 191, Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër – Shkup 125, Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional Shkup – CRIS Shkup 17 dhe Qendra e Maqedonisë për kulturë dhe zhvillim gjashtë vëzhgues.

Kurseë, nga të huajt numër më të madh vëzhguesish ka Misioni i OSBE/ODHIR 198, pastaj Ambasada e SHBA-së në Maqedoni 33, Delegacioni i BE 23, Qendra ndërkombëtare studentore për zgjedhje (IESC) 18… Vëzhgues ka akredituar edhe Zyra e NATO-s në Shkup dhe Ambasada e Federatës Ruse, Shqipëria, Austria, Franca, Britania e Madhe, Suedia, Hungaria, Mbretëria e Holandës, Italia dhe Sllovakia në Maqedoni. Në KSHZ janë akredituar edhe 294 përkthyes.