Para institucioneve përgjegjëse për zbatimin  e IPARD-it vijon  një sfidë e madhe që të realizohen me kohë kërkesat nga Programi 2014-2020 dhe të përmirësohet situata me përdorimin e fondeve parainkuadruese,  konsideron drejtori i përgjithshëm për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komisionit Evropian Jerzhi Bogdan Pleva.

Në takimin e punës me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikolovski në Bruksel, Pleva edhe një herë ka porositur se resurset njerëzore dhe funksionaliteti i Agjencisë Pagesore janë kyçe për përdorimin efikas të fondeve IPARD.

Sipas MBEU, Pleva pozitivisht e ka vlerësuar interesin e madh dhe numrin e kërkesave për përdorimin e mjeteve financiare nga IPARD 2014-2020 në thirrjen e parë publike 01/2017 dhe ka shprehur shpresë se përvoja me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga IPARD 2007- 2013.

Për Qeverinë e re të Republikës së Maqedonisë, anëtarësimi në BE është një përparësi kryesore dhe në këtë drejtim tashmë janë bërë analiza dhe janë ndërmarrë masa për zbatimin e suksesshëm të mjeteve IPARD 2014-2020, ka informuar ministri Nikollovski.

Sipas tij, dy aktivitetet e rëndësishme në të cilat punohet për forcimin e Agjencisë Pagesore dhe shërbimeve këshilldhënëse  si dhe vendosjen e mekanizmit për para financimin e shfrytëzuesve të IPARD-it.

Planifikohet, ka theksuar Nikollovski edhe vendosjen e masave të reja në IPARD 2014-2020: investime në infrastrukturën rurale publike  dhe qasjen LEADER.

Pleva e ka përshëndetur idenë për vendosjen e masave të reja, veçanërisht në qasjen LEADER, i cili, siç ka vlerësuar, është tregim i suksesshëm në vendet anëtare.

Në takimin në Bruksel nga ana e Komisionit Evropian kanë marrë pjesë edhe drejtori për zhvillim rural dhe mbështetje parainkudruese Mario Millusev, si dhe persona të tjerë udhëheqës pranë KE-së, kompetentë për Republikën e Maqedonisë dhe për mbështetje parainkuadruese për hyrje në Bashkimin Evropian.