Para pak minutash ka mbetur i plagosur një person nga Vranishti i Vlorës. I plagosur ka mbetur Roland Shkurti, i cili është dërguar menjëherë në spital.

40 veçari është qëlluar me armë zjarri në këmbë.  Ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e ngjarjes.

Raporti i policisë:

Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate  se në fshatin  Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga policia po punohet  për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Comments are closed.