Para pak orësh në Vranishtë të Vlorës, u qëllua me armë zjarri një 40 vjeçar, i cili mbeti i plagosur.

Sipas policisë Robert Shkurti u qëllua me armë në këmbë, dhe menjëherë u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ja raporti i policisë:

Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonate  se në fshatin  Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.

Shtetasi është R.Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga policia po punohet  për zbardhjen e plotë të ngjarjes.