Një gjarpër piton është gjetur në fshatin Tamanan në Indonezi.

Gjarpri që llogaritet të jetë 3 metër i gjatë tmerroi banorët e fshatit. Ai u gjet nga Augus, një banor i zonës, i cili dëgjoi një tingull të çuditshëm afër tualetit të tij.

Kurioziteti e çoi Augus deri tek vendi ku dëgjohej zhurma dhe aty zbuloi se pitoni fshihej prapa disa kazanëve.

“Në fillim kapa kokën, me pas trupin e gjarprit”, tregon ai.

Ai deklaroi se do të kujdeset përgjithmonë për këtë piton.