Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Një qen pitbull i shartuar, ka sulmuar një qen rruge, duke u përpjekur ta vrasë. Pamjet janë vërtet të dhunshme, pasi pitbulli e ka mbërthyer qenin dhe nuk e lëshon. Ndërsa, i zoti i qenit vrastar nuk ndërhyn për ta kontrolluar dhe për të shpëtuar kafshën e gjorë.

Raportohet se qeni i sulmuar ka shpëtuar, pavarësisht plagëve të marra. Nuk është hera e parë, që qentë pitbull sulmojnë kafshë të tjera apo edhe njerëz, por pavarësisht kësaj nuk merren masa ndaj tyre.