Andrea Pirlo ka mbrojtur trajnerin e Milanit Vincenzo Montella dhe qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci

Ish –mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo i ka dal në ndihmë trajnerit të Milanit, Vincenzo Montella dhe qendërmbrojtësit, Leonardo Bonucci.

Pirlo insiston se Milan duhet të ketë durim dhe besim të trajneri, ndërsa Bonucci duhet të adoptohet.

“Shpresoj se Montella do të qëndrojë. Milan ka skuadër të re dhe është e vështirë të bësh bashkë 20 lojtarë. Duhet kohë dhe besim edhe nëse rezultatet nuk vijnë menjëherë”, tha Pirlo për La Gazzetta dello Sport.

“Bonucci nuk po luan sikurse ka luajtur në Juventus. Ai sapo ka filluar me një skuadër të re, bashkëlojtarë të rinj dhe formacion tjetër. Ai është mbrojtësi më i mirë në Itali dhe një nga më të mirët në Evropë”.